Jahjaga: Viti 2013 qartësoi rrugën evropiane për Kosovën
Prishtinë, 30 dhjetor - Në takimin e fundvitit me gazetarë, presidentja e Kosovws Atifete Jahjaga ka theksuar se viti që po e lëmë pas ishte vit i suksesshëm, një vit që ka hapur shtigje të reja dhe që ka qartësuar rrugën evropiane.
Ne kemi hyrë edhe në marrëdhënie të reja me shtetet fqinje, marrëdhënie që duhet të përmbyllen me një marrëveshje përfundimtare që duhet të zbatohet në plotëni dhe përpikëri, është shprehur Jahjaga.
Sipas presidentes Jahjaga, gjatë vitit 2013 Kosova ka filluar edhe procesin e reformave që janë qenësore për shoqërinë.
Këto reforma do të vendosin shtetin e së drejtës. Reformat dhe puna e jonë e pandalshme në zbatimin e standardeve të vazhdueshme që duhet të plotësohen, gjithsesi do të sjellin edhe lëvizjen tonë të lirë në shtetet e BE-së, theksoi Jahjaga.
Kosovën gjate vitit që po vjen e pret një punë e madhe, theksoi presidentja Jahjaga, e cila shprehu besimin e saj së institucionet e vendit e kanë guximin dhe forcën për të punuar për zhvillimin e shtetit.