Jahjaga: Veprimet e dhunshme pengojnë procesin demokratik
Prishtinë, 9 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.
Presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.
Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike ti diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë.