27 Prill 2024

Jahjaga uroi besimtarët katolikë për Kërshëndellat

Prishtinë, 24 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e Kërshëndellave.

Në urim thuhet: Në kremten e madhe të Kërshëndellave, uroj të gjithë qytetarët, të gjithë besimtarët katolikë, që këtë festë tradicionale dhe fetare ta kalojnë në gëzime dhe në begati me familjet, me të afërmit dhe me miqtë, në atmosferë hareje, në ndihmë e përkujdesje për njeri-tjetrin.

Kërshëndellat sipas Presidentes na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë.

"Në këtë ditë të lume, rreth sofrave plotë, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u shkrinë për popullin e atdheun, që dhanë më të shtrenjtën, që ne sot  ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona", thuhet në urimin e Jahjages.

"Ndër mote të festojmë Kërshëndellat, të gjithë së bashku, të respektojmë e të nderojmë sakrificën si shpëtim,  me besim, me entuziazëm e me përkushtim për krijesën e Zotit, njeriun, duke pasur përherë dashurinë e mirëkuptimin, e duke shtrirë dorën e ndihmës e të përkrahjes për njeri-tjetrin."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)