Jahjaga u takua me Denis MacShane
Londër, 27 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pati sot një drekë pune me anëtarin e Parlamentit Britanik, Denis MacShane, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti.
Presidentja Jahjaga dhe MacShane, njohës i mirë i zhvillimeve në vendin tonë që nga koha kur ishte ministër në qeverinë britanike, diskutuan për gjendjen aktuale në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet më të fundit më vendin tonë.
Ata folën për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe përkrahjen britanike për Kosovën, sidomos në fushën e sigurimit të njohjeve të reja, një proces ky shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe puna e vazhdueshme e institucioneve të Kosovës dhe përkrahësve të saj për krijimin sa më të shpejtë të mundësive për integrimin e vendin tonë në institucionet euroatlantike.