17 Janar 2025

Jahjaga u nis për vizitë shtetërore në Austri

Prishtinë, 18 qershor - Në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës "Adem Jashari" presidentja e vendit Atifete Jahjaga është takuar me ish përfaqësuesin e posaçme të BE-së për Kosovën, ambasadorin austriak Wolfgan Petrich.

Në këtë takim presidentja Jahjaga ka falenderuar ambasadorin Petrich për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe ka theksuar se Kosova është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti.

Siç njofton Presidenca, ambasadori Wolfgang Petrich përgëzoi presidenten për përparimin e Kosovës në të gjitha fushat dhe për hapat e rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

Pas takimit presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis për vizitë shtetërore në Austri, me ftesë të Presidentit austriak, Heinz Fischer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)