Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë në Ambasadën e Francës
Prishtinë, 8 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nënshkrua sot në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Francës në Prishtinë, në përkujtim të gazetarëve dhe personelit të gazetës satirike Charlie Hebdo, si dhe policëve, të vrarë gjatë një sulmi terrorist dje në Paris.
Me këtë rast, Presidentja Jahjaga shprehu dhimbjen e saj për jetët e humbura dhe u shprehu ngushëllime udhëheqjes së Francës, qytetarëve të saj dhe familjeve të viktimave.