Jahjaga takon udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së
Prishtinë, 19 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar takim me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, Adem Grabovcin dhe Ismet Beqirin.
Takimi është zhvilluar në kuadër të iniciativës së Presidentes Jahjaga që të ftojë në takime të ndara udhëheqësit e subjekteve politike në Kosovë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.
Në takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zotëri Kadri Veseli.