Jahjaga takon Berishën
Berisha ka vlerësuar vendosmërinë e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues në të gjithë territorin e saj.
Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite një takim të ngrohtë e miqësor me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Vlorës, ku ajo po kalon disa ditë pushimesh. Kryeministri Berisha theksoi se progresi i gjithanshëm i Kosovës, funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kanë bërë që Kosova gjithnjë e më shumë të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, mirëkuptimi e integrimi rajonal, thuhet në njoftim. Presidentja Jahjaga e falënderoi kryeministrin Berisha për të gjithë mbështetjen që ai i ka dhënë dhe i jep Republikës së Kosovës