Jahjaga takoi Mustafën dhe Thaçin
Prishtinë, 28 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.