Jahjaga: Takohem me Nikoliqin si përfaqësues të dy shteteve
Prishtinë, 8 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ajo është e gatshme të takohet me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.
Vetëm ne, si përfaqësues legjitim të shteteve tona, mund të flasim për të mirën e qytetarëve tanë, ka thënë Jahjaga për të përditshmen Dnevnik.
Ajo ka thënë se si përfaqësues të dy shteteve mund të bisedohet për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Ne mund të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme që nënkupton se mund të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë, citohet të ketë thënë Jahjaga.
Ajo ka ripërsëritur se Kosova dëshiron që Serbia ta pranojë realitetin e ri dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Duke folur për marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Jahjaga ka thënë se ato po zbatohen ngadalë për shkak se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për implementimin e tyre.
Sipas saj, dialogu duhet të ngritet në nivel më të larë dhe të flitet për dëmet e luftës, personat e zhdukur dhe krimet e luftës.
Liderët serbë nuk kanë dhënë ende ndonjë qëndrim public lidhur me këto çështje, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka thënë se nuk mund të pranohet asnjëherë kërkesa e serbëve të veriut që kjo pjesë të jetë pjesë e Serbisë, pasiqë sipas Jahjagës, askund nuk ndodhë që një fshat apo komunë të mund të shkëputet nga shteti nën parimin e vetëvendosjes.