19 Janar 2025

Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së

Prishtinë, 26 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha.

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe theksoi nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi sidomos në procesin e integrimeve evropiane.

Ajo tha se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve të vendit, duke vënë në pah përparimet që janë shënuar në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje.

Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përmes shkëmbimit të përvojës në këtë proces.

Ministrja e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, zonja Klajda Gjosha vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në procesin e reformave dhe në arritjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)