28 Prill 2024

Jahjaga shpall ditën e hënë ditë zie për viktimat e Restelicës

Prishtinë, 13 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka shpallur ditën e hënë, datë 13 shkurt 2012, ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Vendimi për shpalljen e  ditës së zisë u mor në bazë të nenit 48 pikat 1, 2.4 dhe 4 të ligjit për Protokollin e Shtetit, Ligji Nr. 03/L-132.

Sipas vendimit të Presidentes, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtize. Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)