01 Maj 2024

Jahjaga: Sfidë mbetet integrimi i tri komunave veriore

Prishtinë, 18 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Walker Halbauer.

Presidentja Jahjaga theksoi rolin e rëndësishëm që ka KFOR-i në Kosovë, për të ofruar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Ajo me këtë rast përmendi edhe faktin se misioni i KFOR-it është ndër misionet më të respektuara nga qytetarët e Kosovës dhe kjo pikërisht për shkak të kontribut të tyre për 13 vjet.

Duke folur për situatën  e sigurisë, Presidentja Jahjaga tha se sfidë mbetet integrimi i tri komunave veriore të vendit në institucione, por shprehu besimin se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt, falë gatishmërisë së institucioneve për dialog me të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentja Jahjaga tha se pas përmbylljes së mbikëqyrjes, Kosova ka marrë të gjitha përgjegjësitë për të plotësuar kriteret dhe standardet për integrim në strukturat euroatlantike.

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali gjerman Walker Halbauer, shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në përmbushjen e mandatit për ofrimin e ambientit të sigurt dhe stabilitetit të përgjithshëm në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)