Jahjaga: Sfidat kërkojnë përfaqësim të barabartë gjinor
Prishtinë, 23 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim Grupin e Grave Kosovare në Lidership (GKL), pjesë e projektit për lidership të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të gjitha KUSA alumni.
Në këtë takim Presidentja Jahjaga foli për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në lidership dhe vendimmarrje jo vetëm në politikë por edhe në sfera të tjera të jetës.
Presidentja theksoi se prioritet i saj qysh prej marrjes së mandatit ka qenë përfaqësimi i barabartë i grave dhe burrave në proceset e ndryshme të vendimmarrjes, pasi theksoi se sfidat kërkojnë përfaqësim të barabartë gjinor.
Në takim u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit midis Zyrës së Presidentes së Republikës dhe Grupit të Grave Kosovare në Lidership.