Jahjaga priti udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë
Prishtinë, 8 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim udhëheqësen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, zonjën Lala Omar Gad.
Presidentja Jahjaga tha se institucionet e vendit i kanë dhënë përparësi investimit në fëmijë dhe në gra, pasi që kjo paraqet investim në të ardhmen e një shteti dhe të gjithë shoqërisë.
Ajo tha se fëmijëve duhet krijuar kushtet për një jetë më të mirë dhe theksoi se fëmijëve në Kosovë, me ligjet e vendit dhe me Kushtetutë, ju garantohen të gjitha të drejtat e parapara edhe me konventat ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se ligjet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve duhet të zbatohen.
Udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, zonjën Lala Omar Gad, u fokusua në respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke theksuar se në këtë drejtim duhet më shumë punë dhe investim nga të gjitha palët.