19 Janar 2025

Jahjaga priti një grup të fëmijëve me Sindromin Down

Prishtinë, 21 mars  -  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një grup të fëmijëve me Sindromin Down, të shoqëruar nga drejtoresha gjenerale e One to One Children’s Fund, Liridona Zogaj, nga drejtori i OPFFAKOS, Aziz Nishori dhe edukatorët e këtyre fëmijëve.


Presidentja Jahjaga në takim i shprehu mbështetjen e plotë institucionale për punën e organizatave të cilat përkujdesen për fëmijët me Sindromin Down.

 
Znj. Zogaj dhe z. Nishori e njoftuan Presidenten me aktivitetet dhe planet e organizatës për shtimin e përkujdesjes për fëmijët me nevoja të veçanta, në përgjithësi. Ata theksuan se sfidë mbetet integrimi gjithëpërfshirës i këtyre fëmijëve në procesin arsimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)