23 Janar 2025

Jahjaga priti një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit egjiptian


Prishtinë, 24 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga,  priti sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga diaspora, të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Kosovës zotëri Veton Berisha, në shënim të ditës të komunitetit egjiptian në Kosovë.

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian Veton Berisha e njoftoi Presidenten Jahjaga me kushtet e jetës së qytetarëve të komunitetit egjiptian duke theksuar se Kosova është shembulli më i mirë në rajon për respektim e të drejtave dhe integrimin  institucional dhe shoqëror të këtij komuniteti.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi integrimin e komunitetit egjiptian  në jetën shoqërore të Kosovës , ndërsa theksoi se Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë dhe komuniteti egjiptian pa dallim, ndan të njëjtën perspektivë me të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentes Jahjaga ky delegacion i përfaqësuesve të komunitetit egjiptian i dorëzoi mirënjohje me të cilën vlerësohet përkrahja dhe angazhimi i saj për integrimin e plotë të komunitetit egjiptian në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)