Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadoren Dobruna
Prishtinë, 3 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës para nisjes në detyrë ambasadoren fuqiplote të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, znj. Vjosa Dobruna.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet me Mbretërinë e Holandës janë shumë të mira dhe ato duhet të thellohen posaçërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Ambasadorja Dobruna shprehu gatishmërinë për të kryer me përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës.