06 Maj 2024

Jahjaga priti në takim lamtumirës shefin e EULEX

Prishtinë, 24 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Xavier Bout de Marnhac.

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac e falënderoi presidenten për mbështetjen dhe përkrahjen e punës së misionit evropian për sundimin e ligjit dhe theksoi rezultatet që ky mision ka arritur prej vendosjes në Kosovë.

Ai tha se EULEX-i ka ndërtuar marrëdhënie shumë të mira, të partneritetit, me institucionet e Kosovës dhe theksoi se përgjegjësitë duhet që gradualisht të kalojnë tek ato.

Ai tha se Kosova ka bërë hapa përpara dhe se duhet  të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme më të mirë e më të sigurt.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën dhe angazhimin e përkushtimin e zotëri de Marnhac, gjatë kohës sa ka udhëhequr me EULEX-in. Ajo tha se misioni i BE-së për sundimin e ligjit po bën një punë të mirë në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën sigurisë dhe të drejtësisë.

Ajo tha se Kosova ka arritur rezultate në fushën e rendit dhe të sundimit të ligjit dhe vlerësoi angazhimin e madh të institucioneve të vendit dhe të gjithë qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është duke bërë shumë në arritjen e kritereve dhe të standardeve të kërkuara nga BE-ja që do të mundësojnë përshpejtimin e agjendës evropiane sidomos përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)