Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin Giffoni
Prishtinë, 12 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Giffoni, për bashkëpunimin midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Italisë.
Ajo theksoi se kontributi i Italisë vazhdon të jetë i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në BE, duke theksuar se sukseset e Kosovës janë edhe suksese të vendeve mike.
Ambasadori i Republikës së Italisë, Michael Giffoni, vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me të gjitha institucionet e Kosovës gjatë misionit këtu.
Ai theksoi se projekti i Bashkimit Evropian do të përmbushet atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të tij.