29 Prill 2025

Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Ozan

Prishtinë, 7 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Songul Ozan në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga falënderoi zonjën Ozan për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Presidentja Jahjaga tha se komuniteti turk në Kosovë është urë në mes dy vendeve dhe tha se të drejtat e këtij komuniteti ashtu si dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, janë të garantuara me ligjet dhe kushtetutën e vendit.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Ozan, shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer të Presidentes Jahjaga dhe institucioneve të Kosovës duke vlerësuar përparimin e bërë në marrëdhëniet dypalëshe. Ajo theksoi se Turqia dhe qytetarët e saj mbeten të përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)