20 Janar 2025

Jahjaga priti ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB

Prishtinë, 4 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse, zotëri Edmond Mulet.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotin Mulet me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen këtë të diele. Ajo theksoi se të gjithë qytetarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit legjitim.

Presidentja Jahjaga tha se për 15 vjet Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe në partneritet me komunitetin ndërkombëtarë ka ndërtuar një shtet gjithëpërfshirës.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe tha se institucionet e Kosovës do të kontribuojnë që në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare të përmbyllin me sukses misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Misionet Paqeruajtëse Edmond Mulet, vlerësoi përparimet e arritura në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e institucioneve ndërkombëtare për avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë. Ai tha se dialogu dhe përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian mbesin shtyllat qendrore të angazhimit të OKB-së në Kosovë.

Z. Mulet falënderoi Presidenten Jahjaga për përfaqësimin e Kosovës në Këshillim e Sigurimit dhe për rolin e Presidentes për partneritetin me OKB-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)