21 Janar 2025

Jahjaga priti kryetarin e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 3 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot, në Ditën Botërore të Personave me aftësi të kufizuara, priti  në takim  Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Vatovci për punën dhe angazhimin konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara.

Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të gjitha të drejtave të garantuara me ligjet dhe me kushtetutën e vendit për të gjithë qytetaret pa dallim.

Vatovci e njoftoi Presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë të gjitha shoqatave të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)