Jahjaga priti Kryeministrin Hashim Thaçi
Prishtinë, 31 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi u pajtuan që institucionet e vendit të vazhdojnë thellimin e reformave të përgjithshme në vend që do ta përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi biseduan edhe për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës