05 Maj 2024

Jahjaga priti ish-presidentët e Shqipërisë, Moisiu e Mejdani

Prishtinë, 29 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke iu dëshiruar mirëseardhje ish-presidentëve, tha se e vlerëson angazhimin e tyre në kohën sa ishin në detyrë, në periudhat më të rëndësishme për shtetin shqiptar.

Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, si faktor uniteti, ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe duke e qartësuar agjendën evropiane të saj.

Dy ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani, duke e përgëzuar Presidenten për punën e saj, vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)