19 Janar 2025

Jahjaga priti eurodeputeten Ulrike Lunacek

Prishtinë, 20 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, zonjën Ulrike Lunacek.

Presidentja Jahjaga dhe eurodeputetja Lunacek diskutuan mbi procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për reformat në kuadër të agjendës evropiane.

Presidentja Jahjaga falënderoi eurodeputeten Lunacek për kontributin e saj personal dhe për mbështetjen e gjerë të anëtarëve të Parlamentit Evropian për kalimin e Rezolutës për Kosovën. Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet që do të mundësojnë përmbylljen me sukses të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në në pranverë të këtij viti. Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë gjithashtu të përkushtuara për vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Raportuesja për Kosovë e Parlamentit Evropian, zonja Ulrike Lunacek vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe posaçërisht theksoi rëndësinë e organizimit dhe mbajtjes me sukses të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)