Jahjaga priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë
Presidentja Jahjaga i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si një shembull i bashkëpunimit në rajon dhe theksoi se të dyja vendet po luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Jahjaga tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet posaçërisht në procesin e integrimeve evropiane, bashkëpunimin ky i rëndësishëm edhe për të gjitha vendet e rajonit.
Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, zotëri Qemal Minxhozi, theksoi se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat dhe në veçanti në procesin e përafrimit të saj me BE-në.