21 Janar 2025

Jahjaga: Prioritet i punës është fuqizimi ekonomik i gruas

Prishtinë, 13 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të grave në biznes, fermere dhe aktiviste për të drejtat e e gruas.

Në takim ishin të pranishme  Xhevrie Doroci  nga  “ Pemtaria Doroci”, Lirije Haziri nga  Shoqata “ Vullneti i Grave” Vushtrri, Selvete Fetahu Shoqata ”Shpresa e Llapit” Podujevë,  Sakibe Doli, Qendra për Mbrojtjen e Grave në Gjakovë, Nazife Jonuzi,  Qendra për Mbrojtjen e Grave“ Liria” Gjilan dhe Tahire Haradinaj,  blegtore nga  Vushtrria.

Presidentja Jahjaga i ka përgëzuar gratë për punën e tyre të palodhshme dhe  ka shprehur mbështetjen institucionale për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat udhëhiqen nga gratë.

Ajo theksoi se prioritet i punës është fuqizimi ekonomik i gruas dhe tha se investimi në gruan është investim në familje dhe në të ardhmen e vendit.

Gratë nga biznesi, gratë fermere dhe aktiviste  për të drejtat e grave, e falënderuan Presidenten Jahjaga  për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar për respektimin e barazisë gjinore dhe për fuqizimin ekonomik të gruas në Kosovë.

Ato e njoftuan Presidenten edhe me punën e angazhimin e tyre si dhe me sfidat me të cilat përballen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)