21 Janar 2025

Jahjaga pret përfundimin e procesit të zgjedhjeve

Prishtinë, 1 korrik -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar sot interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së saj për vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga pret në ditët në vijim përfundimin e plotë të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vend, përmes certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Presidentja Jahjaga do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës duke respektuar dhe zbatuar në plotëni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)