22 Janar 2025

Jahjaga pret edhe këtë javë

Prishtinë, 14 tetor - Fillimi i javës së ardhshme mund të jetë afati i fundit deri kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do t\'i presë idetë dhe opsionet kushtetuese të liderëve të partive parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Në të kundërtën, Jahjaga mund të veprojë shumë shpejt dhe të nisë hapat konkretë për shpalljen e zgjedhjeve.

Tash për tash, as PDK dhe as blloku paszgjedhor i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk japin ndonjë shenjë të vetme se mund të takohen për të gjetur zgjidhje rreth kryetarit të Kuvendit, që shihet si nyja e parë, por jo e vetme drejt tejkalimit të krizës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë me dije sërish liderëve të partive politike se kriza e krijuar nuk po e dëmton Kosovën vetëm përbrenda, por edhe në aspektin e jashtëm - ndërkombëtar.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)