29 Prill 2024

Jahjaga presidente deri në 2013

Prishtinë, 9 mars - Marrëveshja mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, për zgjedhjet presidenciale, tashmë është shkelur.

Arsim Bajrami thotë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor.

Kjo pamundëson që Shefi i ri i Shtetit të zgjidhet këtë vit, pasi që, sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shkruan ‘Gazeta Express’.

Afati nëntëmujor që ishte përcaktuar me marrëveshjen mes Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, tashmë është shkelur.

Por, jo edhe afati i ndryshimeve ligjore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas marrëveshjes mes liderëve të PDK’së, LDK’së dhe AKR’së, e arritur me presionin e ambasadorit Christopher Dell në muajin prill të vitit 2011, muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve për kreun e shtetit.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga tre liderët dhe e miratuar në Kuvend, është paraparë që Komisioni të përfundojë mandatin jo më shumë se nëntë muaj (prill 2011 – janar 2012) prej votimit në Kuvend.

Por, ndryshimet nuk pritet të përfundojnë së paku deri në muajin qershor të 2012. Tek pastaj mund të votohen në Kuvend dhe të shpallen zgjedhjet presidenciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)