Jahjaga premton përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 20 prill -Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot z.Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.
Pasi e uroi për zgjedhjen në krye të vendit, z.Vatovci e njoftoi Presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë.
Presidentja Jahjaga premtoi nga ana e saj angazhimin e plotë për të përkrahur shoqatën dhe personat që i takojnë kategorisë së personave me hendikep dhe aftësi të kufizuara.