Jahjaga pranon letrat kredenciale të ambasadores së Francës Daviet
Prishtinë, 11 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga pranoi sot letrat kredenciale nga znj. Marsye Daviet, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës.
Presidentja Jahjaga, duke i shprehur mirëseardhje Ambasadores Daviet, vlerësoi lartë miqësinë e Kosovës dhe Francës duke falënderuar për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset e demokratike, në konsolidimin ndërkombëtar dhe në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, bën të ditur komunikata e lëshuar nga Zyra për Informim e Presidencës.
Ambasadorja Daviet tha se ndihet e kënaqur që është emëruar si ambasadore në Kosovë, pasi që ka përvojë të gjatë në rajon. Ambasadorja ofroi mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.