18 Maj 2025

Jahjaga përshëndet vendimin e NATO-s për FSK-në

Prishtinë, 9 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike për deklarimin e arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e Presidentes thuhet se vendimi i NATO-s për të deklaruar arritjet e kapaciteteve të plotë operacionale të  Forcës së Sigurisë së Kosovës shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të  ndërtuar një shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë.

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas Presidentes Jahajgaa ngërthen në vete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e Republikës së Kosovës dhe e përgjegjshme për t’iu dalë në ndihmë dhe për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

Përkushtimi i palëkundur ndaj misionit të saj për një Kosovë demokratike dhe paqësore e ka renditur FSK-në në mesin e institucioneve më të besueshme të Republikës së Kosovës, sukses ky që u kurorëzua sot me vendimin e NATO-s.

\"Në këtë ditë të rëndësishme për FSK dhe Republikën e Kosovës, dua të falënderoj posaçërisht për punën e tyre të palodhshme oficerët e FSK-së, NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane për mbikëqyrjen dhe përkrahjen konkrete që i kanë ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të kryer të gjitha detyrat që i ngarkohen asaj.\"

\"Në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s\", ka theksuar Jahjaga.

Në integrimin tonë euroatlantik, FSK-ja do të jetë mekanizëm i rëndësishëm i zbatimit të politikave të emergjencave dhe të sigurisë së vendit tonë dhe i angazhimit dhe kontributit të Republikës së Kosovës në misionet e përbashkëta me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)