Jahjaga nuk shkon në Beograd për shkak të krizës
Prishtinë, 30 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur të mos e pranojë ftesën e Komisionit Trilateral për vizitë në Beograd.
Presidentja e Republikës së Kosovës pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në Beograd më 1 nëntor, ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja.
Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentes.
\"Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e Presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspekteve protokollare dhe organizative\", thuhet në komunikatë.
Presidentja Jahjaga e ka falënderuar organizatorin e konferencës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral, për ftesën për pjesëmarrje në njërin nga panelet e kësaj konference dhe vlerëson hapin e ndërmarrë si një përpjekje drejt krijimit të një klime të mirëbesimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka theksuar po ashtu se pavarësisht nga pamundësia e pjesëmarrjes në konferencë, relaksimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor hap perspektivën evropiane për të gjithë dhe ndihmon në