Jahjaga nuk jep dorëheqje
Prishtinë, 16 gusht - Presidenca e Republikës ka sfiduar subjektet politike që e vunë në majë të pushtetit Atifete Jahjagën, e të cilat tash kërkojnë nga ajo që pa përfunduar mandatin të lëshojë rrugë për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kreut të shtetit deklarimet në media ti adresojnë në rrugë zyrtare, ka thënë për Koha Ditore, Arbër Vllahiu, këshilltar dhe zëdhënës i presidentes.
\"Jahjaga vetë nuk do të marrë kurrfarë iniciative dhe nuk do të dorëhiqet, as si akt për tu lëshuar rrugë zgjedhjeve presidenciale\" tha Vllahiu.
Nuk ka nevojë që vullnetshëm të lëshojë rrugë . Procedurat janë të qarta dhe duhet si në çdo rast tjetër të respektohet ligji dhe Kushtetuta, i ka thënë Kohës Ditore Vllahiu.
Nuk mundet presidenti i një vendi të deklarohet se ai është i gatshëm të dorëhiqet dhe të lëshojë rrugë sa herë ndërron raporti i forcave në Kuvend apo sa herë bëhen marrëveshjet dhe koalicionet e reja ndërmjet partive dhe subjekteve politike.
Pastaj ka sfiduar subjektet politike që synojnë ta vënë në jetë pikën e marrëveshjes që ia ndërpret mandatin Jahjagës.