Jahjaga nuk i ka nënshkruar ligjet për Specialen
Prishtinë, 19 gusht - Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, ditë më parë i ka pranuar dy ligjet për Gjykatën Speciale, megjithatë e parja e shtetit ende nuk i ka nënshkruar këto ligje.
Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar lëndën, e cila e konteston kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24 që i hap rrugë themelimit të Speciales.
Edhe partitë opozitare të cilat edhe e kanë dërguar këtë çështje në Kushtetuese, thonë se presidentja nuk duhet ti nënshkruaj ligjet para se të jepet verdikti i Gjykatës Kushtetuese.
/zëri/