Jahjaga: Një ditë do të kemi ambasador në Beograd

Prishtinë, 27 shkurt - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shprehur optimiste se një ditë Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë ambasadorët ndërmjet tyre. 
Në një intervistë për Al-Jazeera Balkans Jahjaga ka theksuar gjithashtu se Kosova është e angazhuar për të vijuar dialogun me Serbinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dyja vendeve. 
Sipas presidentes Jahjaga, Kosova po punon fuqishëm për të përmbushur kushtet për ta përmbyllur pavarësinë e mbikqyrur dhe për të plotësuar kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
 
  















