Jahjaga në Samitin e Varshavës, Tadiq bojkoton
Varrshavë, 24 maj - Samiti i shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj, do të mbledhë krerë shtetesh nga shumë vende të botës.
Ndër ta do të jetë edhe Presidenti amerikan, Barack Obama. Mediat serbe bëjnë të ditur se presidenti i Serbisë, nuk do të jetë i pranishëm, pasi në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera pjesëmarrëse.
Sipas këtyre mediave, në samitin që do mbahet në Varshavë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar edhe zyrtarisht për ta përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur.