Jahjaga në 12:00 orën takon liderët
Prishtinë, 1 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, një ditë para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do t’i vazhdojë takimet me liderët e partive politike të vendit.
“Epoka e re” mëson se presidentja do ta takojë fillimisht liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, pastaj edhe liderët e partive të bllokut.