22 Janar 2025

Jahjaga: MSA-ja, rruga drejt BE-së

Prishtinë, 27 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është fillimi i një rrugëtimi të Kosovës të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 “Përmes kësaj marrëveshje Kosova sot nis rrugëtimin e saj të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e shteteve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit. I uroj përzemërsisht qytetarët e Kosovës për këtë arritje të jashtëzakonshme. Ky përparim është rezultat i reformave të përmbushura dhe konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik që gëzon agjenda evropiane në Kosovë. Arritëm këtu, deri te kjo ditë historike për Kosovën, me angazhim të gjerë të qytetarëve, institucioneve, spektrit politik, shoqërisë sonë civile, komunitetit të biznesit e shumë segmenteve të tjera të shoqërisë”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga. Sipas saj, nga sot Kosova vendos marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, marrëdhënie këto me të drejta dhe detyrime të ndërsjella. “Kjo marrëveshje do të ndihmojë në zbatimin e reformave në shumë sektorë, si dhe do ta thellojë dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përfitimet e Kosovës janë të shumta, sidomos për nxitjen e investimeve të jashtme dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, ka thënë ajo. Jahjaga ka theksuar se Kosova ka një rrugë të gjatë përpara që kërkon shumë përpjekje nga ana jonë deri në cakun final të anëtarësimit. “Jemi përcaktuar në anën e drejtë të historisë dhe kemi përqafuar vlerat dhe idealet e paqes e të lirisë. Kjo rrugë tashmë është e qartë, reciproke dhe e pakthyeshme”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)