Jahjaga mori pjesë në pritjen për festën e Krishtlindjes
Prishtinë, 24 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në pritjen me rastin e festës së Krishtlindjes, organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga uroi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe besimtarët për festën.
Në pritjen që u mbajt në Katedralen e Prishtinës, morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë si dhe qytetarë të shumtë.