19 Janar 2025

Jahjaga mirëpret miratimin e Projektligjit për luftën

Prishtinë, 20 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga mirëpret miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Miratimi i këtij ligji është hapi i parë drejt njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmes së cilit këto viktima do të gëzojnë përkrahjen institucionale si të gjitha kategoritë e tjera, viktima civile të luftës. Me këtë ligj synohet të njihet e drejta e një kategorie të shoqërisë sonë, që për afro 15 vjet, që prej përfundimit të luftës, ka qenë e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga shoqëria.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë nevojë për përkujdesje institucionale dhe ne po tregojmë se jemi të pjekur si shoqëri për t'i bërë pjesë tonën. Kjo kategori e shoqërisë sonë ka nevojë për drejtësi që do të shëronte plagët e tyre.

Zbatimi i këtij ligji do të kontribuojë në përmbushjen e prioriteteve të punës të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës i cili synon koordinimim dhe bashkërendimim institucional dhe shoqëror në trajtimin e kësaj pasojë të rëndë të luftës, duke dhënë kontribut të drejtëpërdrejt në hartimin e dokumenteve ndërkombëtare dhe strategjive kombëtar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)