19 Janar 2025

Jahjaga mbështet procesin e dialogut

Prishtinë, 8 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi për situatën aktuale dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin institucional.



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut.


Kryeministri i Republikës së Kosovës e informoi Presidenten Jahjaga edhe për procesin e reformës zgjedhore, në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në afatin e paraparë kushtetues dhe ligjor.


Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga edhe për takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të mbahet në Prizren, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe për përparimin e agjendës evropiane.


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dha mbështetje procesit të dialogut dhe theksoi se procesi i integrimeve evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore lehtësohet përmes bashkëpunimit ndërmjet tyre në të gjitha fushat dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)