Jahjaga mban fjalim në kuvend më 17 dhjetor
Prishtinë, 8 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit më 17 dhjetor.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.