Jahjaga: Mandati im përfundon më 6 prill
Mandati im përfundon më, 6 prill 2016, ka thënë Jahjaga në një intervistë për gazetën Zëri.
E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishit edhe më e suksesshme, presidentja Jahjaga ka shtuar.
Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet ti përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente, ka thënë Jahjaga.
Ndërkohë që sa i përket Hashim Thaçit president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion, ka thënë Jahjaga.