05 Maj 2024

Jahjaga: LDK shembi komunizmin

Prishtinë, 23 dhjetor - Në përvjetorin e 22-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram urimi kryetarit të kësaj partie, z. Isa Mustafa.

Në pamundësi për të marrë pjesë në manifestim, për shkak të udhëtimit jashtë vendit, Presidentja Jahjaga i ka derguar urime për përvjetorin e 22-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me dëshirat më të mira për sukses, për punë të frytshme në zhvillimin e proceseve demokratike, në konsolidimin dhe në përparimin e shtetit të Kosovës.

"Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i parë politik ndër shqiptarët e Kosovës që në fund të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar organizoi gjithë jetën politike të popullit të Kosovës duke tubuar në gjirin e saj pjesën dërmuese të qytetarëve dhe duke u shndërruar në një front politik të rezistencës aktive paqësore, deri në luftën e armatosur që shembi një sistem diktature dhe që ndërtoi institucionet e Republikës së Kosovës nën okupim."

"Rezistencë që shembi komunizmin në këto anë dhe që organizoi jetën politike pluraliste të gjithë spektrit, që në parimet Liri, Pavarësi, Demokraci, ndërtoi platformën për Republikën e Kosovës, për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur, që mobilizoi të gjitha shtresat e popullit dhe që siguroi mbështetjen ndërkombëtare për kërkesat e drejta të popullit për të jetuar i lirë dhe i dinjitetshëm në trojet e veta."

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas Jahjages është e lidhur përjetësisht me themeluesin e ideologun, intelektualin demokrat Dr. Ibrahim Rugova i cili me vizionaritetin e tij, me angazhimin praktik dhe të përditshëm e formësoi idenë e çështjes së Kosovës si një çështje e cila duhet të zgjidhet duke respektuar vullnetin e shprehur lirshëm të popullit.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)