Jahjaga: Lajmi nga UNESCO-ja, fantastik
Prishtinë, 21 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka cilësuar si lajm fantastik rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës në ketë organizatë.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova vazhdon tutje me përkushtim për ti avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin. Lajm fantastik nga UNESCO. Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s rekomandon kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor për votën e anëtarësimit. Vazhdojmë tutje me përkushtim për ti avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë., ka shkruar ajo.