Jahjaga: Kosova, vend i harmonisë fetare
Prishtinë, 28 korrik - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Fitër Bajramit.
Presidentja Jahjaga ka uruar qytetarët mysliman për festën e Fitër Bajramit, duke shtuar që këtë festë ta shënojnë në paqe, mirëkuptim, dashuri, solidaritet dhe në mirëqenie.
Ajo ka thënë se Kosova është dëshmuar që është një vend i paqes dhe i harmonisë fetare dhe kjo liri fetare sipas saj, është pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut.
Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj festën e Bajramit, që ta kalojnë në solidaritet, mirëkuptim dhe në dashuri me njëri tjetrin. Me fat dhe për shumë mote!, ka qenë mesazhi i presidentes Jahjaga.