23 Janar 2025

Jahjaga: Kosova synon integrimin në BE

Bernë, 20 mars - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është ide e shekullit të kaluar.

Ajo ka thënë se  tani Kosova synim të vetëm ka integrimin në Bashkimin Europian. Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Zvicër ka folur për mediat zvicrrane, rreth shqetësimit me emigrimin masiv të kohëve të fundit të qytetarëve të Kosovës, por edhe për sfidat tjera të shtetit të ri.

Jahjaga në një intervistë për gazetën zvicerane “Tagblatt”, ka thënë se është e vërtetë se muajve të fundit Kosova ka pasur probleme me emigracionin e paligjshëm, por sipas saj ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por i gjithë rajonit.

Ajo ka thënë se arsyet e migrimit janë kryesisht ekonomike dhe perspektiva jo e qartë e integrimit evropian, por edhe ajo se qarqe të caktuara kriminale kanë shfrytëzuar manipulimin e qytetarëve për të përfituar prej tyre. E pyetur rreth asaj se si e sheh dëshirën e shprehur hapur nga shumë të rinj kosovarë për një shtet të madh shqiptar, ku do të përfshihej edhe Kosova, Jahjaga ka thënë se vendi tani ka ambicie tjera.

Presidentja ka thënë se tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)